|
Kompania Albaniahosting, ka si synim te mbeshtese nevojat dhe deshirat individuale, te bizneseve te medhenj e te vegjel. Tek rubrika Sherbimet do te ofrojme sherbime si: regjistrim domaini, hostim emaili, hostim websitesh, hostim per struktura tregetie online (e-commerce), servera te dedikuar etj.
Kushtet dhe te drejtat e kompanise Albaniahosting:
1. Kompania Albaniahosting ju ofron sherbim klienteve te cilet deshirojne te publikojne website me karakter informues, edukativ, bizneseve te medhenj e te vegjel, kompanive private, shoqatave te ndryshme, institucioneve etj.
Informacionet e publikuara ne faqe permes Albaniahosting jane ligjerisht te lira, klienti duhet te siguroje se nuk do te lendohen persona te trete.
2. Nuk lejohet publikimi ne serverin tone i websiteve me shfaje porno, apo erotike, materialeve fyese per cdo person si dhe materialeve ilegale.
3. Klienti eshte i detyruar te beje pagesen brenda afateve te percaktuara.
4. Klientit i garantohet qe cdo informacion i webfaqes se tij i cili nuk publikohet nga vete klienti, te mos shihet nga persona te trete.
5. Albaniahosting nuk kontrollon programet e ndryshme te programuara nga vete klientet dhe nese ndodh nje gje e tille qe nje program i ndonje klienti pengon funksionimin e serverit tone Albaniahosting eshte e detyruar qe ta bllokoje faqen e klientit per kohe te caktuar deri sa te zgjidhet problemi me klientin dhe pergjegjesia mbetet tek klienti.
6. Kompania Albaniahosting eshte e detyruar te ofroje sherbimin sa me cilesor dhe me te shpejte per klientet.
7. Ne rast punimi ne server kompania Albaniahosting duhet te njoftoje klientet ne lidhje me ndryshimet.
8. Nese Kompania Albaniahosting meson se eshte lenduar me informacione (te dhena) personi i trete atehere ne jemi te obliguar te vendosim kontakt me klientin dhe mund te vije deri tek bllokimi i faqes per kohe te caktuar.
Keto rregulla vlejne edhe ne rast se thyhen ligjet e permbajtjes publike si ne Amerike, ku eshte serveri yne apo edhe ne vendin perkates te klientit.
9. Kompania Albniahosting ka te drejte per te kerkuar informacione nga klienti per shenimet e dyshuara, te ruajtura ne serverin e tij.
10.Kompania Albniahosting eshte e detyruar qe shenimet e klientit te mos shihen nga persona te trete nese klienti nuk e ka dhene pelqimin.
Shenim: Kompania Albaniahosting rezevon te drejten per ndryshimin pa paralajmerim, te kushteve dhe te drejtave te cilat pasqyrohen me siper.
|